Telegrafi

Barcelona rekord të zi në La Liga

Barcelona sot ka vendosur një rekord të zi në La Liga.

Klubi katalunas bëhet ekipi i parë në La Liga që ka humbur tetë penallti brenda një sezoni, raporton Goal.

Por, për këtë rekord ka ndihmuar edhe ylli argjentinas, Leo Messi, i cili nuk e ka aq të lehtë t’i konvertojë në gol penalltitë.

Në fitoren e thellë prej -0 kundër Getafes, Messi humbi një penallti, e cila ishte e teta në karrierën e tij në La Liga.

Ai bëhet lojtari që më së shumti ka dështuar nga pika e bardhë në histori të klubit katalunas.

Me gjithsej tetë humbje të penalltive në La Liga, Messi tejkalon Samuel Eto’on me më së shumti dështime nga pika e bardhë.