Telegrafi

Barcelona refuzon Juven për Andre Gomesin

Barcelona ka refuzuar ofertën për Andre Gomesin.

Juventusi e ka kërkuar lojtarin, por Barcelona ka dashur shitjen e tij të menjëhershme, ose së paku obligimin e blerjes në huazim.

Oferta e dytë nga italianët me një opsion të blerjes u refuzua nga Barcelona.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Barca dëshiron tash të holla direkt në dorë nga Juventusi për këtë lojtar të cilat do të drejtohen për operacione tjera transferuese.

Duket se largimi i lojtarit nuk do të ndodhë edhe pse Juventusi mund të bëj një ofertë të fundit, por vështirë se Barcelona mund të lejojë ta humbë lojtarin.

Barcelona është takuar edhe me Jorge Mendesin të hënën për këtë punë, por ende s’u gjet një klub që dëshiron ta blejë atë në mënyrë të menjëhershme. /Telegrafi/