Site icon Telegrafi

Barcelona refuzon 30 milionë euro nga klubi anglez për Vitor Roque, kërkon më shumë

Vitor Roque do të largohet nga Barcelona dhe kjo gjë tanimë është e sigurt, por vetëm për shumën e duhur.

Sulmuesi brazilian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick dhe largimi i tij nga katalunasit është çështje ditësh.

Lexo po ashtu Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Megjithatë te Barcelona kanë refuzuar një ofertë shumë të rëndësishme ditën e djeshme për ta lënë të lirë të largohet braziliani.

Skuadra angleze Everton ka bërë ofertë zyrtare për të, ofertë që është hedhur poshtë nga Barcelona.

Everton ka ofruar 25 milionë euro plus tre të tjera në formë bonusesh, por kjo ofertë është refuzuar nga katalunasit.

Barcelona i ka bërë të qartë drejtuesve të skuadrës angleze se për ta lënë të lirë talentin brazilian kërkojnë 35 milionë euro. /Telegrafi/ 

Exit mobile version