Barcelona dhe Real Madrid do të përballen në xhiron e 10-të të La Ligas për edicionin 2021/22.
Kjo është ndeshja e parë e El Clasicos këtë edicion, me Barcelonën që është nikoqire në Camp Nou.
Katalunasit pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 15 pikë, teksa Los Blancos kanë dy pikë më shumë.
📍 Camp Nou 📍#ElClásico pic.twitter.com/mWJXsKW815
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 24, 2021
Dy skuadrat sa herë përballen mes vete dhurojnë spektakël si në fushë ashtu edhe tifozët në tribuna.
Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes tyre, Real Madridi ka marrë tri fitore, derisa një ndeshje ka përfunduar baras dhe fitorja e Barcelonës është në vitin 2019.
Tanimë dy trajnerët, Ronald Koeman i vendasve dhe Carlo Ancelotti i mysafirëve kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
🚨 𝘽𝘼𝙍𝘾̧𝘼 𝙓𝙄 !! 🚨#ElClásico pic.twitter.com/ovQn71XdXu
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 24, 2021
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Garcia,Minguez, Jordi alba, Sergio Busquets, Gabi, De Jong, Ansu Fati, Memphis Depay.
📋✅ Our #ElClásico starting XI! pic.twitter.com/q47mvKGS4S
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) October 24, 2021
Real Madrid: Courtois, Militao, Alaba, Lucas, Mendy, Kroos, Modric, Casemiro, Vinicius, Benzema, Rodrygo.
/Telegrafi/