Telegrafi

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme

BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Luis Suarez of Barcelona clashes with Sergio Ramos of Real Madrid during the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen me njëra tjetrën me fillim nga ora 16:15.

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle do ta luajnë El Clasicon e 238 në histori në gara zyrtare.

Ndeshja e fundit mes dy skuadrave është zhvilluar më 6 maj të këtij viti pikërisht në Camp Nou ku rezultati në fund ishte i barabartë 2-2.

Në këtë takim gjigant adhuruesit e futbollit nuk do të mund ta shohin Lionel Messin me fanellën e Barcelonës pasi argjentinasi është i lënduar.

(Photo by Denis Doyle/Getty Images,)

Dy trajnerët, Ernesto Valverde dhe Julian Lopetegui kanë përgatitur ekipet për këtë sfidë të rëndësishme.

Si Barcelona ashtu edhe Real Madridi nuk e kanë nisur siç është më së miri këtë edicion në La Liga dhe synojnë fitore.

Lionel Messin te Barcelona në këtë takim pritet ta zëvendësojë sulmuesi i talentuar francez, Ousmane Dembele.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen, Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitic, Arthur, Dembele, Suarez, Coutinho.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Nacho, Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Modric, Kroos, Bale, Benzema, Asensio. /Telegrafi/