Telegrafi

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e mërkurë) ndeshjen e parë El Clasicos të sezonit 2019/20.

Katalunasit janë nikoqir të Mbretërve në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në La Liga, e cila zhvillohet në Camp Nou nga ora 20:00.

Ekipi i Ernesto Valverdes vjen në këtë ndeshje pas barazimit ndaj Sociedadit, por me shtatë fitore nga shtatë ndeshje të luajtura në shtëpi dhe kërkon të tetën ndaj Realit.

Lexo po ashtu El Clasico në numra – statistikat, golat, fitoret

Në anën tjetër, ekipi i Zinedine Zidane udhëton në Camp Nou në kohën më të mirë të sezonit, pasi kanë 11 ndeshje pa humbur, ku shtatë prej tyre vijnë në La Liga.

Të dy trajnerët thuhet se kanë ndarë mendjen tashmë për formacionet që do të vendosin në El Clasico.

El Clasico pritet të dhurojë shumë emocione

Përveç dëmtimeve siç janë Eden Hazard Hazard dhe Ousmane Dembele, Valverde dhe Zidane, mund të kenë pothuajse të gjithë lojtarët e tyre më të rëndësishëm.

Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të vlefshëm që do të jenë në fushë në ndeshjen Barcelona - Real Madrid

Barcelona pritet të rreshtohet me formacionin e përhershëm 4-3-3, ku përveç MSG-së në sulm, pritet të luajnë edhe Ivan Rakitic dhe Sergi Roberto.

Real Madridi pritet të luajë me 4-4-2 klasik, ku Zidane preferon një mesfushë të ngjeshur, ndërsa befasia e madhe është Gareth Bale si partner i Karim Benzemas.

/Telegrafi/