Telegrafi

Barcelona reagon zyrtarisht pas lajmit se Neymar është përshëndetur me lojtarët

Neymar duke u larguar nga qendra stërvitore e Barcelonës.

Barcelona me anë të një komunikimi zyrtar ka konfirmuar se Neymar nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Klubi katalanas përmes një komunikimi të shkurtër nër rrjetet sociale e ka konfirmuar mospjesëmarrjen e Neymarit në stërvitje me lejen e trajnerit, Ernesto Valverde.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rretht transferimit të lojtarëve

Megjithatë, Barcelona nuk ka konfirmuar pretendimet e mediave spanjolle se ai është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij në prag të kalimit te PSG.

Neymar pritet t’i bashkohet Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/