Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mohamed Salah dhe Roberto Firmino nuk do të luajnë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Egjiptiani dhe braziliani nuk janë të gatshëm për ndeshjen që do të zhvillohet nesër (e marte) në ‘Anfield Road’ për shkak të lëndimeve.
Dy lojtarët do jenë një mungesë e madhe për Liverpoolin, duke ditur që ndeshja e parë ka përfunduar 3-0 për Barcelonën.
Skuadra katalunase ka reaguar në njoftimin e ‘The Reds’, duke i dëshiruar shërim të shpejtë Salahut.
“Ndeshje si kjo janë për lojtarë të klasit të lartë. Shërim të shpejtë!”, ka shkruar Barcelona në njoftimin e Liverpoolit. /Telegrafi/
Games like these are for world-class players.
Get well soon!— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 6, 2019