Që nga viti 2015 kur Xavi Hernandez u largua nga Barcelona ku u largua pas 17 sezonesh, klubi ka vuajtur ta gjejë zëvendësimin e tij.
Lojtari sa ka qenë pjesë e Barcelonës ishte ndër më të mirët në botë.
Në vitet e fundit Barcelona ka luajtur me treshen Busquets-Iniesta-Rakitic, që ishin prezent edhe të dielën ndaj Real Madridit.
Prej largimit të Xavit, Barcelona, ka harxhuar 112 milionë euro për ta zëvendësuar legjendën.
Lojtarët që u pëlqyen më shumë për zëvendësim këtë vit ishin emra si Verratti dhe Seri, por asnjëri nuk erdhi.
I pari që u bashkua me Barcelonën ishte Arda Turan, që u ble për 34 milionë euro, verën që iku Xavi.
Pas tij erdhi Andre Gomes për një shumë prej 35 milionë eurove, por një lojtar që njihet më shumë i ngjashëm me Rakiticin.
Të hënën Barcelona e zyrtarizoi blerjen e Paulinhos për 40 milionë euros.
Po ashtu edhe Denis Suarez është marr si zëvendësues i Xavit, por as ai nuk po i kalon momentet më të mira.
Vetë Xavi një intervistë për L’Equipe, kishte thënë se Jean Michael Seri është pasardhësi duke hënë se e ka ADN-n e Barcelonës. /Telegrafi/