Barcelona ka publikuar planin e tyre për stërvitjet që do t’i kompletojnë para se të fillojë edicioni 2020/21 në shtator.
Skuadra katalunase do të jetë me trajner të ri, pasi Roland Koeman zëvendësoi para pak javësh Quique Setienin e shkarkuar.
Por, Blaugranasit po kalojnë nëpër një situatë tejet të tensionuar shkaku që Lionel Messi ka kërkuar largim nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi.
Ylli argjentinas ka refuzuar të paraqitet në testet për Coronavirus, duke bërë që të mungojë në stërvitjen e së hënës.
Planprogrami i Barcelonës për stërvitjet e javës së ardhshme:
E hënë
18.30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper
E marte
10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper
E mërkure
10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper
E enjte
Pushim
E premte
10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper
E shtune
10:30: Stërvitje në qendrën Joan Gamper
E diele
Pushim. /Telegrafi/
🗓 Check out this week's training plan👇https://t.co/lRdRuZz75L
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 30, 2020