Telegrafi

Barcelona publikon detaje për dëmtimin e Piques ndaj Bilbaos

Detajet e dëmtimit të Gerard Pique janë shfaqur pasi mbrojtësi çaloi përsëri të shtunën në mbrëmje.

Pique humbi 29 ndeshje shkaku i lëndimit sezonin e kaluar, duke vuajtur nga një dëmtim afatgjatë i gjurit.

Tifozët e Barcelonës përjetuan ndjenjën e tmerrit kur qendërmbrojtësi i tyre u lëndua edhe mbrëmë (e shtunë) gjatë barazimit 1-1 me Athletic Bilbaon.

Ronald Araujo duhej të zëvendësonte mbrojtësin veteran, duke u lidhur me Eric Garcia, i cili kishte një natë të zymtë shkaku i një gabimi në fund.

Por pas lojës, Barcelona publikoi një përditësim për Piquen, duke konfirmuar se dëmtimi nuk ishte një përsëritje e dëmtimit të gjurit të sezonit të kaluar.

Barça ka konfirmuar se Pique pësoi një dëmtim të muskulit në këmbën e djathtë dhe se testet po bëhen për të zbuluar shtrirjen e tij.

Pique shpreson se dëmtimi nuk është një dëmtim tjetër serioz pasi ai përpiqet të krijojë një sezon me shumë më tepër paraqitje.

Ronald Koeman gjithashtu do të djersitet, pasi nuk ka thellësi të madhe në qendër të mbrojtjes dhe pa Garcian për fundjavën e ardhshme pas kartonit të kuq ndaj Bilbaos. /Telegrafi/