Barcelona është duke kërkuar transferimin e një tjetër mbrojtësi për edicionin e ri.
Gjgianti katalunas tanimë ka siguruar shërbimet e Eric Garcias, i cili do t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me Manchester Cityn.
Emri i ri për mbrojtjen te Barça është ai i qendërmbrojtësit spanjoll Pau Torres që ka shkëlqyer edicionet e fundit me Villarrealin.
24-vjeçari falë paraqitjeve fantastike me ‘Nëndetësen e verdhë’ është bërë njëri nga mbrojtësit qendror më të vlerësuar në Evropë.
Përveç Barcelonës në garë për të jenë tjera skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester United, Bayern Munich, Arsenal e Real Madrid.
Megjithatë katalunasit duan të përshpejtojnë për transferimin e tij dhe duan një mbrojtje spanjolle me Garcian e Torersin për edicionin e ri.
Por problemi kryesor qëndron tek klauzola e lartë e lojtarit prej 60 milionë eurove, para që Barcelona për momentin nuk i ka për ta kryer transferimin e tij.
Mundo Deportivo ka shkruar se katalunasit janë duke provuar opsione të tjera, duke shtuar ndonjë futbollist të tyre në ofertë për ta bidnur Villarrealin të zbres nga kërkesat për yllin e tyre.
24-vjeçari Torres këtë edicion ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha garat me klubin spanjoll, ku ka shënuar edhe tre gola dhe ka dy asistime. /Telegrafi/