Telegrafi

Barcelona projekton transferimin e Meunier

Barcelona është duke projektuar transferimin e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Thomas Meunier.

Barça ka një listë të gjatë të opsioneve të mundshme të mbrojtësit të krahut për merkaton e verës dhe ai që mbetet aty është mbrojtësi belg, raporton Sport.

Ai mund të largohet nga Dortmundi me një çmim shumë të volitshëm, dhe është në moshën ideale për të dhënë dy vjet performancë të mirë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Thomas Meunier

Meunier dëshiron të kalojë në Camp Nou dhe raportet sportive dhe personale janë të shkëlqyera.

Trajneri i Barçës, Xavi ka se kë duhet të zgjedh në krah, por Meunier konsiderohet një zgjidhje serioze.

Belgu me eksperiencë mund të luajë edhe në mesfushë kur nevojitet. /Telegrafi/