Barcelona nuk do të zhyten në tregun e transferimeve të janarit, raportojnë mediat spanjolle këtë fundjavë.
Liderët e La Ligës janë lidhur me lëvizjet të shumta gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi synojnë të forcohen për gjysmën e dytë të sezonit.
Sidoqoftë, sipas gazetës Marca, kampionët spanjoll janë të bindur se kanë burime të mjaftueshme për të arritur objektivat në vitin 2020, pavarësisht kërcënimit në rritje në familje të Real Madridit.
Gjigantët katalunas paguan mbi 200 milionë euro gjatë verës në nënshkrimet e Frenkie De Jong dhe Antoine Griezmann, nga Ajax respektivisht nga Atletico Madridi.
Sidoqoftë ka të ngjarë të ketë disa largime nga klubi brenda disa javëve në vazhdim, si Carles Alena dhe Arturo Vidal.
Alena është zyrtarizuar si lojtar i ri i Real Betis, e ardhmja e Vidait është ende duke u vendosur, ndërsa qendërmbrojtësi Jean-Clair Todibo gjithashtu është i lidhur me një largim.
Barcelona pritet të ruaj fondet për afatin e transferimeve të verës, me objektiva të qarta, në mbrojtje dhe në qendër, si dhe një zëvendësim afatgjatë për sulmuesin Luis Suarez. /Telegrafi/