Telegrafi

Barcelona pritet ta aktivizojë klauzolën e Deulofeut

Pritet që Barcelona të aktivizojë klauzolën e tyre të riblerjes për të nënshkruar me Gerard Deulofeu nga Evertoni, pas huazimit të tij te Milani.

Anësori spanjoll kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Rossonerët, të cilët ishin të etur për ta nënshkruar me të përgjithmonë.

Lexo po ashtu Dembele: Barça u përpoq të më transferoj

Megjithatë, performancat e tij në Serie A tërhoqën vëmendjen e Barçës, me gjigantët katalunas që kanë mbajtur një opsion riblerjeje kur e shitën atë tek klubi anglez.

Tani The Times, Liverpool Echo dhe Telegraph të gjitha raportojnë se Deulofeu do të kthehet në Camp Nou për shifrën prej 12 milionë eurove.

Nëse marrëveshje arrihet, Blaugranët nuk mund ta shesin menjëherë sulmuesin, kështu që ai nuk do të kthehet në San Siro këtë sezon. /Telegrafi/