Telegrafi

Barcelona prezanton sot sulmuesin e ri (Foto)

Më në fund është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Valencias për sulmuesin spanjoll Paco Alcacer.

Reprezentuesi spanjoll ka marrë dritën e gjelbër nga klubi i Valencias për ta kompletuar transferimin te Barcelona.

Ky lajm është pothuajse zyrtar, pasi mediat spanjolle kanë raportuar se kampionët aktual të La Ligës gjatë ditës së sotme do ta prezantojnë Alcacerin në ‘Camp Nou’.

Lexo po ashtu Mustafi te Arsenali, kaq milionë euro i takojnë edhe Sampdorias

Barcelona ka pranuar të paguajë 30 milionë euro në drejtim të Valencias dhe dy të tjera në formë bonusesh varësisht nga paraqitjet e lojtarit.

22-vjeçari do të nënshkruajë kontratë gjatë ditës së sotme e cila do ta lidhte atë me Barcelonën deri në vitin 2021.

Klubi katalunas pritet t’i vë edhe një klauzolë të lartë në rast të largimit për Alcacerin.

Ardhja e qendërsulmuesit spanjoll do të thotë edhe largim për talentin Munir El Haddadi i cili është duke u kërkuar nga Valencia dhe Celta Vigo. /Telegrafi/