Barcelona do të ketë pamje të re për edicionin 2021/2022, pasi publikuan fanellën me të cilën do të luajnë.
Dizajni i bërë si për ekipin e femrave, ashtu edhe për meshkujt, është si çdoherë i njëjti për të dyja, derisa u prezantua nga anëtarët e Blaugranasëve.
Në prezantim nuk kishte se si të mungonte edhe Joan Laporta, që tha se atij i pëlqen shumë ky dizajn, gjersa shpresojnë të fitojnë trofe.
“Më pëlqen shumë kjo fanellë”, deklaroi presidenti i katalunasëve. “I falënderoj përfaqësuesit e Nikes”.
“Ata e kanë bërë këtë inovacion çdo vit, pa marrë parasysh nëse dikujt i kanë pëlqyer apo jo”.
Ansu Fati dhe Gerard Pique ishin në mesin e lojtarëve që prezantuan fanellën nga skuadra e meshkujve, derisa për femra aty ishin lojtare si Caroline Graham Hansen dhe Marta Torrejon.
Fanella është bërë nga reciklimi i shisheve të plastikës, duke tentuar që të përçojnë mesazh për ruajtje të ambientit. /Telegrafi/
⚠ Now available! Barça's 2021/22 jersey! 🙌
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 16, 2021