Site icon Telegrafi

Barcelona po vuan në repartin defensivë, Cassano ia propozon të transferojnë një mbrojtës

Barcelona nuk është bërë rehat në repartin e mbrojtjes këtë edicion.

Katalunasit synojnë që për sezonin e ri të përforcohen me mbrojtësin Eric Garcia nga Manchester City, por duket se ai është i pamjaftueshëm.

Ish-futbollisti italian, Antonio Cassano që tani po luan rolin e analistit në Sport Mediaset, ka këshilluar Barcelonën për ta transferuar një mbrojtës të fortë që i përshtatet stilit të lojës së tyre.

Cassano ka thënë se Bayern Munichu ka marrë një lojtar si Dayot Upamecano që rrallë herë gjen, derisa i ka propozuar Barcelonës të transferojnë anëtarin e Juventusit, pasi sipas tij De Ligt i përshtatet klubit katalunas.

“Bayern Munich mori Upamecanon, në Gjermani lojtarë të këtij kalibri vështirë se mund të gjesh”, tha fillimisht Cassano.

“PSG-ja ato lojtarë që ka i mban për vete dhe nuk mund t’ia marrë askush, ndërsa Manchester United nuk ka asnjë mbrojtës”.

“Një djalosh që është i ri dhe i fortë është vetëm De Ligt. Holandezët janë shumë të afeksionuar nga Barcelona”.

“Nëse katalanasit do të kërkonin një mbrojtës, për mua të shkojë të marrë mbrojtësin e Juventusit”, ka deklaruar Cassano.

De Ligt kishte qenë i lidhur me Barcelonën edhe para transferimit në Torino, por në fund agjenti i tij Mino Raiola vedosi ta dërgonte te Juventusi lojtarin për 75 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version