Joao Cancelo po kërkon me çdo kusht rikthimin te Barcelona, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është e mundur.
Barcelona ka për momentin të tjera prioritete, pasi dëshiron t’i largojë lojtarët që nuk janë në planet e trajnerit Hansi-Flick.
Edhe te gjiganti katlaunas e duan rikthimin e Cancelos, megjithatë problemet financiare po e pamundësojnë një gjë të tillë.
Katalunasit fillimisht duhet t’i shesin disa nga lojtarët e padëshiruar për të mbledhur para për transferimin e Cancelos.
Por anësorit portugez po i humb durimi dhe ai është shumë pranë që të pranoj një ofertë nga Al-Hilal.
Kampioni në fuqi i Arabisë Saudite prej kohësh po insiston për portugezin ku madje i ofrojnë pagë dyfish më të lartë se sa aktualja që fiton ai te City prej 8,5 milionë eurove në vit.
30-vjeçari thuhet se do ta pres Barcelonën deri në fund të javës dhe nëse katlaunasit nuk reagojnë atëherë do të pranojë transferimin te Al-Hilal. /Telegrafi/