Site icon Telegrafi

Barcelona po shet një pjesë të rëndësishme të historisë me Messin për t’i rritur fondet

Barcelona ka nxjerrë në ankand dollapin e Lionel Messit nga Camp Nou, me një çmim fillestar prej 350,000 euro.

Dollapët e lojtarëve të tjerë të famshëm si Ronaldinho, Gerard Pique, Neymar, Gavi dhe Luis Suarez janë vlerësuar me çmime më të ulëta.

Më herët u raportua se Barcelona do të zhvillonte një ankand për artikuj të ndryshëm nga Camp Nou, duke përfshirë dollapët nga dhoma e zhveshjes, flamujt e këndit, fragmente të fushës me pika penallti, xhami mbrojtës nga stolat zëvendësues, si dhe foto të fitores së Barcelonës në Ligën e Kampionëve, të cilat u shfaqën në pjesën e poshtme të stadiumit.

Klubi katalunas po tenton me çdo mënyrë t’i rrisë fondet, në mënyrë që të regjistrojë Dani Olmon.

Barcelona e di se ka shumë punë para vetës, mirëpo është e bindur se do të regjistrojnë spanjollin që e transferuan vetëm verën e kaluar.

Klubi kishte paguar 60 milionë euro për transferimin e tij te RB Leipzig, andaj edhe po tenton me të gjitha forcat që ta realizojë regjistrimin. /Telegrafi/

Exit mobile version