Mesfushori i RB Leipzig, Kevin Kampl ka përfunduar në radarin e skuadrës spanjolle, Barcelona.
Barcelona ka identifikuar talentin e Ajaxit, Frenkie De Jong, si objektin e tyre kryesor për ditët e mbetura të afatit kalimtar veror.
Megjithatë, transferimi i tij ka hasur në vështirësi dhe një marrëveshje nuk pritet të bëhet brenda 31 gushtit.
Kështu, drejtuesit e klubit nga Camp Nou kanë kthyer shikimin e tyre kah mesfushori i RB Leipzig, Kampl.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona është duke peshuar një ofertë për mesfushorin slloven.
27-vjeçari slloven ka disa sezone që po luan në nivele të larta me skuadrat gjermane dhe kjo ka bërë Barcelonën të mendoj për të.
Kampl shihet si një shtesë e mirë në mesfushë, për të zëvendësuar Sergio Busquetsin kur të lëndohet ose kur t’i duhet të pushoj ndonjë ndeshje. /Telegrafi/