Barcelona po zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Real Madridit, ku rezultati me të filluar pjesa e dytë shkoi në 5-1.
Në ndeshjen që po zhvillohet në Jeddah të Arabisë Saudite, katalanasit po tregohen të pamshirë ndaj mbretërve.
Kylian Mbappe e hapi ndeshjen duke shënuar për 1-0, por Barcelona e mbylli pjesën e parë duke shënuar katër herë.
Lamine Yamal, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Alejandro Balde shënuan golat për rikthimin e madh të Barcelonës.
Me të filluar pjesa e dytë, Barcelona arriti të shënojë golin e pestë në këtë takim, me Raphihan që gjeti rrjetën për 5-1 pas një aksioni të bukur.
Look at the damn finish man , Raphinha is greatest big game player on planet right now
— K (@StopThatXavii) January 12, 2025
Një El Clasico që po flet vetëm një njërin ekip deri më tani. /Telegrafi/