Barcelona më në fund po e heq qafe sulmuesin brazilian Vitor Roque.
Talenti i madh brazilian iu bashkua katalunasve në janar të këtij viti, por ai nuk ka bindur në asnjë moment.
Kjo ka bërë që klubi ta nxjerr në listën e transferimeve dhe duket se skuadra e re e Roques do të jetë sërish në La Liga, Real Betis.
Mundo Deportivo ka raportuar se Barcleona dhe Betis janë në fazën përfundimtare për të gjetur një marrëveshje për huazimin e Roques.
Është një marrëveshje speciale mes dy klubeve që kanë marrëdhënie të shkëlqyera mes vete.
Betis do ta huazoj lojtarin për një sezon dhe do të ketë të detyrueshme blerjen e 50 për qind të kartonit të tij për një shumë prej 15 milionë euro.
Kjo formulë do t’i lejonte Barcelonës të mbante njëfarë kontrolli mbi të ardhmen e lojtarit, ndërsa Betis do të siguronte një talent në zhvillim me një kosto të arsyeshme.
Gjithnjë sipas gazetës katalunase, marrëveshja është drejt finalizimit me Betisin që ka mposhtur Sportingun e Lisbonës në garë për yllin e ri brazilian. /Telegrafi/