Site icon Telegrafi

Barcelona po e kompleton transferimin e parë: “Përbindëshi” pajtohet me kushtet e Blaugranasëve

Barcelona mund të jetë duke shkuar drejt nënshkrimit të parë të afatit kalimtar të verës.

Gjigantët katalanas pritet të jenë të zënë në muajt e ardhshëm pasi Xavi synon të përforcojë skuadrën e tij për mbrojtjen e titullit të tyre në La Liga.

Daljet kryesore do të duhet të mbulohen, pasi lojtarët veteranë u larguan nga klubi në muajt e fundit të sezonit 2022/23, dhe trajneri po kërkon të shtojë lojtarë të ri dhe me përvojë në radhët e tij.

Sipas raporteve nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, Barcelona po punon për një marrëveshje për të nënshkruar yllin mbrojtës në rritje Mikayil Faye nga NK Kustosija në një marrëveshje prej 5 milionë euro.

Faye është shfaqur në radarin e klubeve anembanë Evropës, me skuadrën e Ligës Premier, Chelsea dhe Borussia Dortmund, që raportohet se ndjekin 18-vjeçarin.

Faye, i mbiquajtur “Përbindëshi” për mbrojtjen e tij të fuqishme dhe aftësinë për të shpërthyer nga prapa, është cilësuar si një yll i ardhshëm për klubin dhe kombëtaren, me debutimin e tij në Senegal që pritet në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version