Barcelona thuhet se është e bindur që do ta transferojë Neymarin në këtë afat kalimtar nga Paris Saint-Germaini.
Blaugranasit e humbën yllin brazilian në vitin 2017 për 222 milionë euro te kampioni i Ligue 1, derisa në dy sezonet e kaluar ka arritur të shënojë 51 gola në 58 ndeshje.
Megjithatë, spekulimet në ditët e fundit janë shtuar edhe më shumë për të ardhmen e 27-vjeçarit, pasi që thuhet se Neymar e kërkon me ngulm rikthimin në Camp Nou dhe nuk dëshiron të luajë më në parkun e Princave.
E përditshmja spanjolle AS, tani raporton se të dyja klubet nuk kanë raporte të mira, mirëpo marrëveshja mund të arrihet në javën e ardhshme.
Tabloidi spanjoll bën të ditur më tej se Barcelona mund ta rikthejë Neymarin në formë huazimi me të drejt blerje në fund të sezonin 2019/20 nga PSG-ja.
Parisienët duan që braziliani të qëndrojë në klub, por duke parë dëshirën e tij që të rikthehet në La Liga, atëherë und të pranojë shitjen e tij në këtë afat.
Katalunasit nuk guxojnë të rrezikojnë me transferimin e Neymarit me të holla, pasi tashmë kanë transferuar Antoine Griezmmanin, Frenkie de Jongun dhe Junior Firpon, me shumën që e kalon 200 milionë euro.
Kampioni i La Liga-së do ta rikthejë lojtarin problematik në formë huazimi, për ta blerë në verën e vitit 2020 kartonin e tij. /Telegrafi/