Telegrafi

Barcelona po e huazon Busquetsin te Twente

 Barcelona ka rënë dakord të huazojë mesfushorin Oriol Busquets te klubi holandez Twente për një sezon, sipas Diario Sport.

Lojtari 20-vjeçar ka bërë dy paraqitje për ekipin e parë – të dyja në Kupën e Mbretit kundër kundërshtarëve në një nivel më të ulët dhe ka qenë lojtar i rregullt i ekipit B.

Ai ka luajtur edhe për Spanjën në nivelet U-19, por tani duket se do t’i bashkohet skuadrës nga Eredivisie në një marrëveshje huazimi për një sezon, i cili nuk do të përfshijë një mundësi blerjeje.

Oriol Busquets (Foto: Etsuo Hara/Getty Images/Guliver)

Klubi i Serie A, Udinese dhe rivali nga Eredivisie i Twentes, Utrecht, u tha gjithashtu se kishin bërë ofertë për mesfushorin, por përkundrazi ai do të bashkohet me Twenten.

Lexo po ashtu Performanca e Ansu Fatit te Barcelona – lojtari më i ri që debuton te katalunasit në La Liga nga viti 1941

Julio Pleguezuelo, Javier Espinosa dhe Aitor Cantalapiedra janë ndër ish-anëtarët e Barcelonës që luajnë në klubin holandez.

Në shkurt të vitit 2018, Busquests pësoi një dëmtim të rëndë në gju në një seancë stërvitore, duke shqyer meniskun në një mënyrë të ngjashme si me atë të Rafinhas. /Telegrafi/