Site icon Telegrafi

Barcelona po i bën presion Piques për t’u larguar nga klubi

Drejtori i futbollit në Barcelonë, Mateu Alemany, ishte i qartë kur tha në asamblenë e klubit se aktualisht po punohet për ndërprerjen e kontratave me lojtarë të caktuar që kanë një ndikim të madh në kosto, dhe Marca shkruan se Gerard Pique është ndër to.

Alemany nuk ka përmendur lojtarët për të cilët fliste, i përmbajtur është shprehur edhe presidenti Joan Laporta kur ka folur për faktin se disa futbollistë nuk kanë dashur të pranojnë uljen e pagave, por duket qartë se në të dyja rastet bëhet fjalë për Pique.

Klubi katalanas është në kërkim të mënyrave për të “shuar” Piquen për të liruar buxhetin. U provua edhe sezonin e kaluar, por pa sukses.

Mbrojtësi ishte i vendosur të qëndronte nën të njëjtën kontratë dhe përdori rregullin e La Liga që ndalon ndryshimet dhe reduktimet e të ardhurave.

Në fund të vitit të kaluar ka ndërhyrë edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili ka biseduar me Piquen, duke i shpjeguar se pozicioni i tij në fushë nuk është i garantuar. Ai i tha atij se do të duhet ta fitojë atë vend sepse ai është zgjedhja e pestë këtë sezon, por Pique e pranoi sfidën.

Megjithatë, kjo nuk mjafton qartë për Barcelonën dhe ata vazhdojnë të kërkojnë mënyra për t’i dhënë fund bashkëpunimit, edhe pse janë të vetëdijshëm se Pique ka një kontratë të vlefshme që mund t’i qëndrojë deri në fund.

Gjatë verës, klubi informoi Piquen se do të sillte mbrojtësit e rinj Jules Kounde dhe Andreas Christensen, si dhe do të nënshkruante një kontratë me një tjetër vitin e ardhshëm.

Kjo do të thotë se Pique bëhet mbrojtësi i gjashtë hierarki. Ky vendim nuk u mor për shkak të paraqitjes së tij të dobët kundër Interit, por plani ishte bërë më herët dhe do të kishte ndryshuar vetëm nëse performanca e Pique do të ishte solide.

Barça ka kohë që kërkon një qendërmbrojtës të ri, me Inigo Martinez nga Athléric Biblao që është në krye të listës.

Katalanasit u përpoqën ta sjellin atë këtë verë kur transferimi i Koundes ishte në pikëpyetje. /Telegrafi/

Exit mobile version