Barcelona shpreson të mbyll me kohë nënshkrimin me Antoine Griezmannin për ta prezantuar atë në Camp Nou të enjten, më 11 korrik.
Klauzola e lirimit të francezit nga Atletico Madridi ka rënë të hënën në shumën e 120 milionë eurove, por Barcelona kërkon të negociojë për një çmim më të ulët.
Në klub tashmë janë duke punuar për prezantimin e tij, por kjo nuk është asgjë, pasi ata po përgatiten për nënshkrimin me lojtarin.
Frenkie de Jong do të prezantohet të premten, ndërsa portieri Neto të hënën ose të martën e javës së ardhshme, do të dal para tifozëve në Camp Nou.
Nëse nënshkrimi me Griezmann do të mbyllet deri në fund të javës së ardhshme, ai do të bashkohet në stërvitje me shokët e tij të ri të skuadrës më 14 korrik. /Telegrafi/