Rafinha Alcantara pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Por kampioni në fuqi i Spanjës, fillimisht do t’ia rinovojë atij kontratën para se ta lë në huazim.
Marrëveshja e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2020, por mesfushori mund të largohet nga Camp Nou duke u huazuar këtë verë tek Valencia.
Rafina pati paraqitje të shkëlqyer për Barcelonën në ndeshjen hapëse të La Liga Santander kundër Athletic Club por Blaugrana pësoi humbje dhe paraqitjet e brazilianit sezonin e kaluar kanë qenë të pakta për shkak të lëndimeve.
Nëse Rafinha nuk huazohet menjëherë ai do të paraqitet në ndeshjen tjetër të LaLiga Santander në Real Betis të dielën mbrëma.
Barcelona synon që t’ia vazhdoj Rafinhas kontratën deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/