Telegrafi

Barcelona planifikon sulmin përfundimtar për transferimin e Haalandit

Barcelona thuhet se po planifikon të hyjë me të gjitha forcat për të siguruar marrëveshjen për transferimin e sulmuesit Erling Haaland nga Borussia Dortmund gjatë verës.

Ylli norvegjez pritet të largohet nga Borussia Dortmund në fund të sezonit dhe shumë klube të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Megjithatë, gjiganti nga Camp Nou shihet si favorit për ta fituar garën për transferimin e Haalandit.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona po planifikon një “sulm përfundimtar” që do t’i shohë ata të fitojnë garën për nënshkrimin e Haaland në afatin kalimtar të verës.

Barça është duke përgatitur një ofertë fitimprurëse që do t’i lejojë ata të shmangin konkurrencën nga Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe klubet e mëdha nga Liga Premier.

Çmimi i Haalandit nga vera thuhet se do ta ketë një klauzolë të vlefshme 75 milionë euro. /Telegrafi/