Barcelona ka gjetur golin e epërsisë në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madridit.
Goli i shënuar nga Koke si duket ka zgjuar Barcelonën, e cila shënoi dy gola të shpejt duke përmbysur rezultatin.
Pas Lionel Messi, tani radha e golit i erdhi sulmuesit francez, Antoine Griezmman, i cili shënoi në portën e ish-skuadrës së tij.
Griezmann ka shënuar gol me kokë për epërsinë e Barcelonës 2-1.
Goli i francezit erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes, ndërsa vetëm para disa minutave iu anulua një gol Messit. /Telegrafi/
https://twitter.com/samgoldsmith21/status/1215368593615065090