Telegrafi

Barcelona përgatitë ofertë për mbrojtësin turk Caglar Soyuncu

Caglar Soyuncu . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Barcelona është duke synuar ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Mbrojtësi francez Samuel Umtiti duket drejt largimit, teksa zëvendësuesi i tij pritet të jetë Caglar Soyuncu.

Mbrojtësi turk ka shkëlqyer në elitën e futbollit anglez me Leicester Cityn dhe ka zgjuar interesimin e Barcelonës.

NTV Spor ka raportuar se Barcelona është duke përgatitur një ofertë të lartë prej 40 milionë eurove për lojtarin.

Agjenti i Soyuncus ditë më parë kishte deklaruar se klientit të tij do t’i pëlqente të transferohej në Camp Nou.

Reprezentuesi turk është një njohje e vjetër për Barcelonën, pasi katalunasit ishin pranë transferimit të tij edhe disa vite më parë, por atë e donin për skuadrën B, teksa Soyuncu zgjodhi kalimin te Freiburgu.

Përveç 24-vjeçarit, Barcelona po synon që ta transferojë edhe mbrojtësin e talentuar spanjoll Eric Garcia nga Manchester City.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse Leicester City do ta pranojë ofertën e Barcelonës, pasi për qendërmbrojtësin interesim kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Liverpool, Arsenal e Manchester United. /Telegrafi/