Telegrafi

Barcelona përgatit shkëmbimin Semedo-Cancelo

Gjatë verës mund të ndodh një shkëmbim i madh mes Barcelonës dhe Manchester Cityt për dy mbrojtës të krahut të djathtë.

Cancelo ka luftuar për ta vendosur veten si një titullar i rregullt në skuadrën e Pep Guardiola që kur kur u transferua në Etihad nga Juventusi verën e kaluar.

Megjithatë, portugezi ka dështuar ta bëjë këtë pasi ka mbetur një rezervë e mbrojtësit anglez, Kyle Walker.

Lexo po ashtu Man City dëshiron ta largojë Cancelon, Interi shpreson ta rikthej në skuadër

Përkundër kësaj interesimi për Cancelon vazhdon të mbetet i madh nga skuadrat e mëdha evropiane.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, Barcelona është e përgatitur të ofrojë Nelson Semedon te Manchester City në këmbim të Cancelos.

Lexo po ashtu Man City do të përdorë Cancelon në bisedimet me Interit për Lautaron dhe Skriniarin

Barca është e gatshme të kapitalizojë situatën aktuale të 25-vjeçarit dhe mund të dërgojë Semedon në një marrëveshje shkëmbimi që mund t’i përshtatet të dy palëve.

Për Cancelon interesim ka shprehur edhe ish-skuadra e tij italiane, Interi. /Telegrafi/