Site icon Telegrafi

Barcelona përfshihet në garë për Koulibalyn

Barcelona është klubi më i fundit që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Chelsea, Arsenali, Manchester City dhe Liverpooli janë klubet angleze në konkurrencë për shërbimet e futbollistit nga Senegali.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, nuk mungon edhe interesimi nga klubet e Serie A, në mesin e të cilëve është edhe kampioni Juventus.

Lexo po ashtu Serie A zgjedh më të mirët – Buffon lojtari më i mirë, ndërsa Sarri si trajneri më i mirë

26-vjeçari vlerësohet rreth 60 milionë euro falë performancave shumë të mira për disa sezone në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.

Sipas Il Mattino dhe Fichajes.net, Barcelona është duke e përgatitur një ofertë që do t’ia bëjë klubit italian gjatë verës.

(Foto: Getty Images)

Sidoqoftë, Blaugranët do ta kenë të vështirë ta transferojnë futbollistin defensiv, duke qenë se Napoli nuk e ka në plan ta shesë.

Trajneri Maurizio Sarri e dëshiron futbollistin në skuadër, kurse presidenti Aurelio De Laurentiis tashmë i ka refuzuar ofertat e Chelseat dhe Manchester Cityt.

Koulibaly është pjesë e Napolit nga viti 2014 kur u transferua nga Genku për një shumë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version