Site icon Telegrafi

Barcelona pas mbrojtësit të Udineses

Mbrojtësi zviceran i Udineses, Silvan Widmer, është futbollisti i fundit që ka rënë në radarin e Barcelonës.

Pas largimit të Dani Alvesit drejt Juventusit në verë, katalunasit patën probleme në pozitën e mbrojtësit të djathtë me Sergi Roberton, i cili është më shumë një mesfushor dhe me Aleix Vidal, që nuk po bind.

Kështu, sipas Fichajes.net, Barça, pas interesimit për Stephan Lichsteinerit dhe Hector Bellerinin e Arsenalit, tani listës ia ka shtuar edhe një kandidat të ri, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Turani ka në dorë super-ofertën e kinezëve

Gjiganti spanjoll ka lëshuar shikimin në kampionatin italian, aty ku i ka pëlqyer mbrojtësi i Udineses, Widmer, i cili që nga transferimi i tij në 2013, ka zhvilluar 103 ndeshje me klubin italian dhe ka pasur paraqitje brilante.

Megjithatë, transferimi i Widmerit nuk do të jetë edhe aq i lehtë, pasi interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe skuadra tjera të mëdha si Interi, Juventusi dhe Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version