Telegrafi

Barcelona pas lojtarit të preferuar të Guardiolas

Drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez, ka udhëtuar në Munih për ta vëzhguar nga afër Joshua Kimmich kundër Juventus.

Tashmë në Camp Nou kanë filluar të mendojnë për të ardhmen dhe për ta zëvendësuar Javier Mascherano.

Lojtari perfekt sipas kampionëve të Botës është Kimmich i Bayern Munich që mund të luajë edhe në mesfushë edhe në mbrojtje.

Me ndryshimet në skuadrën e Bayern Munich mund të ketë edhe ndryshime në formacion dhe Pep Guardiola mund të bëjë ofertë për lojtarin që ta marr në Manchester City.

Kirmmich është kthyer në një lojtar startues te Bayern Munich. /Telegrafi/