Telegrafi

Barcelona parakalon Real Madridin, bëhet ekipi me më shumë fitore në histori të El Clasicos

Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tanimë gjiganti katalunas, Barcelona është ekipi që ka fitore më shumë në derbin më të madh spanjoll, atë ndaj Real Madridit që njihet si El Clasico.

Pas fitores 3-0 në mesjavë ndaj Mbretërve në kuadër të çerekfinales së Copa del Rey, Barcelona tani e ka mposhtur Realin edhe në La Liga.

Blaugranët kanë fituar gjatë mbrëmjes së shtunë përsëri në Bernabeu minimalisht 1-0 falë golit të Ivan Rakitic.

Lexo po ashtu Një tjetër El Clasico, një tjetër fitore nga Barcelona: Katalunasit në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin në La Liga

Megjithatë, kjo fitore ka peshë të madhe pasi Barcelona tanimë mban një rekord në vete në kuadër të El Clasicove.

El Clasico e fundit kishte edhe tensione (Foto: Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Barcelona ka marrë primatin e fitoreve në të gjitha kohërat në El Clasico, për herët të parë nga viti 1932, pasi ka 96 fitore, për dallim nga 95 të Realit dhe 51 barazime.

Real Madridi është duke hequr dorë nga avantazhi që ata kanë pasur vite me parë, por jo edhe shumë për faj të tyre, pasi dy triumfet në këtë javë vetëm konfirmojnë trendin e viteve të fundit kur Blaugrana fituan secilën prej katër vizitave të tyre të fundit në ligë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth El Clasicos

Barcelona ka fituar 31 herë në kryeqytet në El Clasico dhe prova e dominimit të tyre vjen me 11 fitore në dekadën e fundit.

Fitorja 6-2 në vitin 2009 ishte fillimi i të gjithave, ndërkohë që të tjera fitore kanë ardhur me ato në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve 2-0, trileri 4-3 në sezonin 2012/13, fitoren 4-0 në vitin 2015, dramën 3-2 më 2016/17 dhe fitorja 3-0 e sezonit të kaluar. /Telegrafi/