Frenkie de Jong është ndër lojtarët që do t’i mungojnë Barcelonës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Interit.
Xavi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e tretë të Grupit C të garës më të madhe për klube në Evropë.
Memphis Depay, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo nuk janë rikuperuar nga lëndimet dhe e njëjta gjë vlen edhe për De Jong, i cili, siç raporton Football Espana, ende po përballet me një lëndim muskulor.
25-vjeçari ka grumbulluar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol.
Ish-ylli i Milanit, Franck Kessie bën udhëtimin në San Siro së bashku me të rinjtë Pablo Torre dhe Marc Casado.
Interi dhe Barcelona fituan nga tre pikë secila në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve pasi përballën Viktoria Plzen dhe humbën nga Bayern Munich.
Të dyja skuadrat do të takohen në “San Siro” nesër në orën 21:00, ndërsa ndeshja e kthimit është në Barcelonë javën e ardhshme, të mërkurën, më 12 tetor. /Telegrafi/
The squad for #InterBarça! pic.twitter.com/qWAUQrisfN
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 3, 2022