Ka një entuziazëm në rritje brenda Barcelonës për punën e vazhdueshme që po bëhet në “Spotify Camp Nou”, proces ky që ka nisur që nga qershori. Ndërtimi i stadiumit të ri pritet të nisë menjëherë pasi Këshilli Bashkiak miratoi një leje ndërtimi javën e kaluar.
Këshilli Bashkiak i Barcelonës është gjithashtu i kënaqur me punën e vazhdueshme dhe ata shpresojnë të përfitojnë nga stadiumi i ri në vitet e ardhshme. Kjo për shkak se ata duan të presin ndeshjet e Spanjës në qytetin e Barcelonës.
Barcelona nuk ka organizuar ndeshje ndërkombëtare për meshkuj që nga viti 1975, me shumicën dërrmuese të ndeshjeve në vitet e fundit që janë luajtur në “La Cartuja” në Sevilla.
Nëse Federata Spanjolle e Futbollit e miraton këtë kërkesë për të pritur ndeshjet në Barcelonë, kjo mund t’i japë gjithashtu “Spotify Camp Nou” një shans të madh për të pritur ndeshje të Kupës së Botës 2030, ku tashmë është vendosur që shtetet mikpritëse janë Spanja, Portugalia dhe Maroku.
Barcelona pritet të investojë mjaft shumë në ndërtimin e stadiumit të ri ku mendohet se kostoja totale e shpenzimeve në përfundim të ndërtimit do të jetë diku rreth 1.45 miliardë euro.
Kapaciteti i ulëseve pritet të zgjerohet ku është planifikuar që në stadiumin e ri të krijohen kushtet për të pritur rreth 105.000 mijë spektatorë./Telegrafi/