Telegrafi

Barcelona i ofron Leverkusenit dy futbollistë dhe para për Kai Havertz

Barcelona është rikthyer fuqishëm në garë për mesfushorin gjerman Kai Havertz.

Gjiganti katalunas po përgatitë një plan për të nënshkruar me tinejxherin gjerman, edhe pse gara për të është e madhe.

Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea, Juventus, Paris Saint Germain e Bayern Munich janë vënë pas tij.

Kai Havertz. (Photo by TF-Images/Getty Images)

Bayer Leverkusen e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre dhe u ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se dëshiron 100 milionë euro për ta lënë të lirë.

Barcelona që po kalon nëpër një krizë financiare, po përgatitë një ofertë ku do t’i ofrojë dy futbollistë ‘Farmaceutikëve’.

Kampioni në fuqi i Spanjës është gati të sakrifikojë talentët Carles Alena dhe Marc Cucurella për të marrë Havertz.

Alena dhe Cucurella vlerësohen nga 25 milionë euro, ndërsa përveç dy futbollistëve katalunasit janë gati t’i ofrojnë edhe 50 milionë euro të tjera për Havertz.

20-vjeçari ka bërë një sezon të madh me Leverkusenin, ku në 34 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe ka bërë tetë asistime. /Telegrafi/