Site icon Telegrafi

Barcelona ofron 80 milionë euro plus Coutinhon për Neymarin

Barcelona raportohet se i ka ofruar Paris Saint-Germain rreth 80 milionë euro plus Philippe Coutinho për Neymar.

Katalanasit janë të etur për ta rikthyer në radhët e veta lojtarin që i braktisi dy vjet më parë për t’u bashkuar me kampionët e Ligue 1.

Me Real Madridin që ka hyrë në garë ditëve të fundit, blaugranat kanë rritur interesimin për sulmuesin brazilian.

Coutinho (Getty Images)

Le Parisien pretendojnë se oferta me para plus një lojtar është bërë përmes një telefonate, megjithatë raportohet se nuk e kanë bindur klubin francez, të cilët e vlerësojnë Coutinhon rreth 120 milionë euro gjersa futbollistin e kanë transferuar për 222 milionë sosh.

I njëjti burim deklaron se 27-vjeçari mezi pret që të kthehet te Barcelona, megjithëse është larg arritja e një marrëveshje mes dyja skuadrave.

Ndryshe, braziliani gjatë ndeshjes së fundit është vërshëlluar prej anës së tifozëve gjatë takimit të parë të sezonit të ri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version