Site icon Telegrafi

“Barcelona ofron 65 milionë euro dhe dy lojtarë për Tonalin” – presidenti i Brescias zbulon një kalim të madh për mesfushorin

Sandro Tonali (Foto: Getty Images/Guliver)

Sandro Tonali është aktualisht në mesin e lojtarëve më të kërkuar në Evropë, derisa parashikon largimin nga Brescia.

Presidenti i klubit italian, Massimo Cellino ka zbuluar se lojtari ka marrë interesim të madh nga shumë klube evropiane.

“Barcelona ka ofruar 65 milionë euro dhe dy lojtarë që vlejnë secili nga 7.5 milionë, njëri prej tyre është mbrojtës”, ka thënë ai, duke bërë të ditur se oferta është refuzuar.

Kjo ofertë besohet të jetë bërë para pandemisë me coronavirus, por që Blaugranasit thuhet se do të vazhdojnë të jenë të interesuar për lojtarin.

Por, kampioni i La Liga-s është duke u rivalizuar edhe nga Interi e Juventusi, që ka kohë që po tentojnë transferimin e tij.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Tonali është i interesuar që të qëndrojë në Serie A, me Nerazzurët që aktualisht cilësohen si favoritë. /Telegrafi/

Exit mobile version