Sulmuesi brazilian, Neymar vazhdon të jetë shumë i pëlqyer nga Barcelona dhe vazhdimisht po lidhet me një transferim në Camp Nou.
Gjigantët nga Camp Nou janë të etur për të ri-nënshkruar me reprezentuesin e Brazilit nga Paris Saint-Germain.
Katalunasit shpresojnë se një marrëveshje që përfshin një pagesë të konsiderueshme dhe një lojtar të konfirmuar do të konsiderohej e pranueshme.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona ka paraqitur një ofertë prej 100 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos për të rikthyer Neymarin përsëri në klub.
Kjo ofertë mund të konsiderohet nga PSG pasi edhe drejtuesit e klubit parisien janë të interesuar të shesin Neymarin pas acarimeve kohëve të fundit.
Për lojtarin interesim të madh ka shprehur edhe rivali i urryer i Barcelonës, Real Madridi. /Telegrafi/