Telegrafi

Barcelona i bën ofertë të ‘çmendur’ Napolit për Koulibalyn, 40 milionë euro dhe tre lojtarë

NAPLES, ITALY - MARCH 18: Kalidou Koulibaly of SSC Napoli gestures during the serie A match between SSC Napoli v Genoa CFC at Stadio San Paolo on March 18, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Barcelona e do me çdo kusht në skuadër mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Madje klubi ka bërë një ofertë e çmendur. Të paktën oferta kështu është konsideruar nga përditshmja Sport.

Lojtari i marrë nga Rafa Benitezit para tri vitesh është kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në Itali.

Kalidou Koulibaly . (Getty Images)

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona është gati të shpenzojë 40 milionë euro, plus tre futbollistë.

Bëhet fjalë për sulmuesi Paco Alcacer dhe dy mesfushorët Denis Suarez dhe Andre Gomes.

Gomes (i pari) dhe Suarez (i pesti) me Barcelonën (Getyy Images)

De Laurentiis e ka pikë të dobët mbrojtësin 26-vjeçar, por me 40 milionë euro dhe me tre lojtarë cilësorë, mund të jetë garues për titull edhe vitin e ardhshëm.

Nuk është hera e parë që futbollisti senegalez kthehet në objektiv të skuadrave të mëdha.

Chelsea kishte shprehur interesim për të nga e kaluara. /Telegrafi/