Barcelona thuhet se nuk do të shkarkojë Quique Setienin për të zëvendësuar atë me Xavin.
Mundo Deportivo raporton se Josep Bartomeu i ka ofruar mbështetjen e plotë trajnerit aktual të katalunasëve.
Edhe pse nuk arriti të mbante vendin e parë në La Liga, duke e humbur garën për titull nga Real Madridi, Setien nuk do të shkarkohet.
Ka kohë që legjenda e klubit, Xavi lidhet me një rikthim në Camp Nou, por tani si trajner.
Spanjolli është aktualisht nën drejtimin e skuadrës së Al-Sadd, ku së fundmi e ka vazhduar kontratën me ta.
Xavi është ende favoritë për të udhëhequr Barcelonën për edicionin e ri, mirëpo vetëm nëse Blaugranasit eliminohen në Camp Nou nga Napoli në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/