Barcelona do t’i testoj të gjithë lojtarët e saj për coronavirus, në mënyrë që të rikthehen të luajnë futboll sërish.
Skuadra katalunase ka njoftuar të gjithë anëtarët në klub se do të bëhen testime për pandeminë botërore, pasi La Liga pritet të rikthehet në fund të këtij muaji.
Por, Blaugranasit nuk do të mund të testojnë pothuajse të gjithë lojtarët, bën të ditur Cadena Ser.
Sipas mediumit spanjoll, Ousmane Dembele nuk mund të testohet për coronavirus, shkaku i Martin Braithwaite.
Sulmuesi danez është aktualisht i regjistruar në vend të francezit, që ka mbyllur edicionin para kohe shkaku i lëndimit.
Andaj, Dmebele do të mbetet i patestuar nga Barcelona, pasi nuk është më lojtar i regjistruar në klub. /Telegrafi/