Telegrafi

Barcelona nuk do të deklarohet për media për pavarësinë e Katalunisë

BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 21: President Josep Maria Bartomeu of FC Barcelona looks on before the La Liga match between Barcelona and Malaga at Camp Nou on October 21, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Capaeros/Getty Images)

Parlamenti katalunas ka shpallur pavarësinë e vendit, por Barcelona nuk do të jap komente për këtë çështje. 

Të premten, parlamentit shpalli pavarësinë me 70 vota për dhe 10 kundër.

Por, klubi i Barcelonës nuk e ka ndërmend që të jap qëndrim zyrtar në lidhje me çështjet politike në vend.

Shumë njerëz kanë dhënë komente, por klubi nuk ka folur ende, madje as trajneri Ernesto Valverde, nuk foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes me Bilbaon.

Nuk dihet se cili nga anëtarët e bordit do të flas para medieve, por mund të jetë Guillermo Amor, pasi ky i fundit kishte folur edhe para ndeshjes me Atletico Madridit.

Barcelona pritet që të vazhdojë të luajë në La Liga.

Klubi katalunas është një nga pasuritë e vendin që kërkon pavarësinë nga Spanja. /Telegrafi/