Telegrafi

Barcelona nuk po rehatohet me mbrojtës, gati oferta e lartë për Nunez

PARTIDO DE LIGA SANTANDER ATHLETIC - REAL MADRID

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka kohë që nuk po rehatohet me mbrojtës.

Katalunasit kanë blerë mbrojtës qendre viteve të fundit, por ende nuk janë rehatuar me ta.

Kësisoj në janar drejtuesit e Barcelonës po synojnë ta transferojnë një tjetër qendërmbrojtës.

Fjala është për talentin e Athletic Bilbao, Unai Nunez që ka shkëlqyer në dy vitet e fundit me klubin bask.

Mundo Deportivo ka shkruar se Barcelona ka filluar kontaktet me klubin bask dhe ka gati 35 milionë euro për transferimin e tij.

Unai Nunez gjatë ndeshjes përballë Barcelonës vitin e kaluar. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

21-vjeçari vitin e kaluar ka luajtur 33 ndeshje në La Liga, ndërsa këtë edicion sapo ka luajtur ndeshjen e parë pasi kishte pësuar një lëndim.

Në Spanjë, Nunez konsiderohet si Sergio Ramos i ri dhe për këtë arsyeje Barcelona po synon transferimin e tij.

Por për ta transferuar Nunezin në Camp Nou, Barcelona duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera.

Manchester United, Arsenal dhe Atletico Madrid janë skuadrat tjera të interesuara për yllin e Bilbaos. /Telegrafi/