Site icon Telegrafi

Barcelona nuk planifikon të shesë Griezmannin

Barcelona duket se ende mbështetet në Antoine Griezmannin edhe pse forma e tij nuk ka ngritje.

Ylli francez deri më tani nuk ka arritur të tregojë atë që e kishte bërë te Atletico Madridi, mirëpo duket se ka ende mbështetjen e klubit.

Fituesi i Kupës së Botës lidhet me një largim nga Barcelona, me disa skuadra që janë të interesuara për kartonin e tij.

Mirëpo, sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit nuk planifikojnë të shesin Griezmannin në afatin kalimtar të janarit.

Francezi do të ketë kohë deri në fund të edicionit që të tregojë vetën e tij, në mënyrë që mos të shitet.

Manchester United dhe Arsenali mbesin skuadrat më të interesuara për sulmuesin, por nga gara nuk përjashtohet as Bayern Munichu. /Telegrafi/

Exit mobile version