Site icon Telegrafi

Barcelona nuk mund ta përballojë çmimin e Lautaros, vazhdon të mendojë për metoda të tjera

Barcelona nuk dëshiron ta lëshojë nga dora yllin e Interit, Lautaro Martinezin,  dhe po përpiqet të bëjë gjithçka që të arrijë tek ai, shkruan Mundo Deportivo.

Blaugranat asnjëherë nuk kanë hequr dot nga Martinez, por ai ka një kontratë me Interin dhe klauzolën e lirimit është 111 milionë euro.

Nerazzurrit nuk kanë ndërmend të shesin më pak se kaq, megjithëse ata mund të pranojnë 90 milionë euro, plus një lojtar për të arritur këtë shifër.

Sipas Mundo Deportivos, situata është shumë e keqe, pasi Barcelona nuk është askund afër dhe nuk është në gjendje ta përballojë Lautaro Martinez tani.

Klubi katalunas është goditur nga pandemia dhe bllokimi, por edhe nga vështirësia e jashtëzakonshme në shitjen e lojtarëve që i ka aktualisht në treg.

Juventus i di të gjitha këto, pasi ka provuar dhe nuk ka arritur ta bindë Arthur Melon të largohet nga Camp Nou në një marrëveshje shkëmbimi me Miralem Pjanic.

Arturo Vidal dhe Ousmane Dembele janë dy emrat që mund të largohen, por vështirë se do të arrihet ndonjë shifër e madhe nga shitja e tyre. /Telegrafi

Exit mobile version